
Kufijte me te bukur dhe me te pazakonte ne bote
Historia, politika dhe demografika kanë ndihmuar në formimin e kufijëve ndërkombëtare rreth e qark botës. Kufinjtë e shteteve janë janë treguesi i marrëdhëniet midis shteteve. Në foto janë dhënë disa nga kufinjtë më të çuditshëm në botë, midis shteteve miqësore dhe atyre armiqësore.
Kufijtë midis kombeve mike, veçanërisht ato në zonën Shengen të Bashkimit Evropian, duken pothuajse jo-ekzistente dhe janë të shënuar me anë të disa shenjave fare të thjeshta, kurse tek disa tjera kufijtë janë të ndarë edhe nga natyra. Ndërkohë që kemi dhe vende të tjera në të cilat kufijtë jo vetë që tregojnë marrëdhëniet në mes shteteve, por edhe fuqinë ekonomike.Nga kufiri SHBA-Kanada, e cila përfshin rreth 8 mijë kilometra, tek imazhet satelitore që kanë kapur kufirin e ndricuar gjatë natës ndërmjet Indisë dhe Pakistanit.
Ky imazh i kapur nga sateliti i NASA-s përshkruan kufirin midis Haitit, në të majtë, i cili është shumë i thatë, dhe në të djathtë Republikën Domenikane, e cila është shumë e gjelbër. Duket se natyra e ka bërë me hile!
Kjo foto e bërë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës tregon kufirin mes Izraelit dhe Egjiptit. Kufiri është një ndër të paktët që është aq i dukshëm nga hapësira.
Ngushtica e Beringut ndan Gadishullin Seward të Alaskës me Poluostrov në lindje dhe Chukotskiy e Siberisë në perëndim. Kufiri mes SHBA dhe Rusisë shtrihet mes ishujve Big dhe Diomede, të dukshëm edhe në foto.
Ujvarat e pabesueshme Iguazu shënojnë kufirin mes shtetit të Brazilit, dhe të krahinës Misiones në Argjentinë.
Kufirin ndërmjet Meksikës dhe SHBA-ve e ndaj një gardh i madh. Në të djathtë qëndron Tijuana Baja, Kalifornia e Meksikës, dhe në të majtë është San Diego, Kaliforni.
Kufiri midis SHBA dhe Meksikës shtrihet edhe në fshatin Nogales në Arizona.
SHBA dhe Kanada kanë një nga kufijtë më të gjatë ndërkombëtare në botë, që përfshin rreth 8 mijë kilometra. Ky imazh tregon Ujëvarën Niagara që ndan të dy vendet, në të majtë Kanadanë edhe në të djathtë SHBA-të.
Në sallën e leximit të Bibliotekës Haskell, e cila është ndërtuar qëllimisht përgjatë kufirit SHBA-Kanada, kufiri ndërkombëtar është shënuar në dysheme. Këtu, Kanadaja është në të djathtë dhe SHBA është në të majtë.
Në pikën kufitare mes Kosta Rika dhe Panamasë është një urë e me një korsi të vetme që qëndron mbi lumin Sixaola. Ura është përdorur rregullisht nga makina, kamionë dhe këmbësorët.
Ky imazh, i marrë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës rreth orës 11:55, tregon pamjen gjatë natës në kufirin Francë-Itali. Tre zonat e ndriçuara shumë janë të Torinos në Itali, Lyon dhe Marseille në Francë. Kufiri mund të shihet në qendër të fotografisë pasi është më pak e ndricuar.
Në Baarle-Nassau, një qytet në Holandën jugore, ju mund të shikoni qartë kufirin midis Hollandës dhe Belgjikës.Për sqarim, kufiri është bërë i dukshëm në rrugë me pllakë prej hekuri, duke treguar në mënyrë të qartë nëse nga cila anë është Belgjika apo Hollanda.
Kufiri mes Gjermanisë dhe Holandës është shënuar në katin e Qendrës së Biznesit Eurode nga një shirit metalik. Nga njëra anë është një kuti postare gjermane dhe një polic, si edhe në anën tjetër të ndërtesës, një kuti postare hollandeze dhe një polic. Por nëse një letër dërgohet nga ana gjermane e ndërtesës, duhet një javë që të kalojë në atë hollandeze.
Kjo foto tregon kufirin midis Indisë (që është përmbi kufirin) dhe Pakistanin (e cila është në jug të kufirit). Kufiri është vija e ndritshme portokalli dhe ndriçimi i saj vjen nga ndricues të cilat India i ka vendosur për të zbuluar kontrabandistët.
Ceremonia e kufirit Wagah ka qenë një praktikë e përditshme ushtarake që forcat e sigurisë së Indisë dhe Pakistanit e ndjekin që nga 1959, edhe pse ka pasur debate për të mos e vazhduar atë. Çdo natë para perëndimit të diellit, mbahet një ceremoni që përfshin një paradë nga ushtarët, nga të dyja anët.
Kjo fotografi e marrë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës tregon fortifikimet irakiane që mbeten nga lufta me Iranin. Vija diagonale në të drejtën në pjesën e sipërme tregon kufirin midis Iranit (në krye) dhe Irakut (në fund).
Torkham, është një nga pikat kryesore kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit në kufirin e linjës së Durand.Këtu është një tjetër imazh i një ushtari të stacionuar jashtë Portës së Torkham. Një ndërtesë e treguar nga Afganistani mund të shihen në sfond.
Më të lexuarat








